​Transferimet e mundshme të merkatos dimërore

Futboll

​Transferimet e mundshme të merkatos dimërore

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:28
Erling Haaland

Afati kalimtar i transferimeve është hapur me 1 janar dhe deri në fund të këtij muaji shumë skuadra evropiane kanë mundësinë që të bëjnë oferta dhe të bisedojnë me lojtarët të cilët i kërkojnë.

Moussa Dembele kaloi në radhët e Atletico Madridit nga Lyon, Luka Jovic i Real Madridit u transferua sot në formë huazimi tek Eintracht Frankfurt, dhe shumë transferime të tjera pritet të ndodhin në ditët në vazhdim.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura disa nga spekulimet më të mëdha rreth transferimeve në botën e futbollit.

Skuadra e Arsenal ka shfaqur përsëri interesim për mesfushorin francez Steven N’Zonzi, raporton FootMercato. N’Zonzi aktualisht është nën radhët e skuadrës franceze Rennes në formë huazimi nga italianët AS Roma.

Barcelona mund të prishë planet afatgjate të Manchester United dhe Manchester Cityt, duke bërë ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmund Erling Haaland, raporton Daily Mirror. Haaland ka agjent Mino Raiolan, i cili ka raporte tejet të mira me krerët e Barcelonës.

RB Leipzig nuk janë duke e konsideruar shitjen e mbrojtësit Dayot Upamecano në janar, edhe pse çmimi i lojtarit bie përgjysmë në verë, respektivisht klauzola e tij do të jetë rreth 42 milionë euro, përcjell Guardian. Për lojtarin kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane, ndër to edhe Bayern Munich, Liverpool e Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer po shikon mundësinë e largimit të disa lojtarëve nga skuadra e tij këtë muaj. Marcos Rojo, Phil Jones, Sergio Romero, Andreas Pereira dhe Diogo Dalot janë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Manchester United në janar, raporton Telegraph.

Raportohet se Manchester City kanë pranuar një ofertë prej 5 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera në formë bonusi nga Barcelona për mbrojtësin Eric Garcia, përcjell Mundo Deportivo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat