Inzaghi: Ndeshja ndaj Romës, do të jetë ndeshje tejet e rëndësishme

Futboll

Inzaghi: Ndeshja ndaj Romës, do të jetë ndeshje tejet e rëndësishme

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:35
Simone Inzaghi

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, është shprehur optimist para ndeshjes ndaj Romës që do të zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Simone Inzaghi është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Romës, ai ka vlerësuar kundërshtarin por ka thënë se Lazio nuk qëndron larg cilësisë së tyre dhe se në këtë ndeshje do të hyjnë për fitore.

“E dimë të gjithë çka do të thotë ky derbi, do të jetë ndeshja më e rëndësishme për ne. Të dy skuadrat do të rrezikojnë, por kam parë sytë e djemëve që e dinë që do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe për ato që reprezenton. Do të jetë ndeshje pa tifozë, por do të duhet të japim zemrën në fushë nesër”, tha ai.

“Unë mendoj se e njohim mirë Romën, është duke regjistruar formë të mirë, kanë një trajner kualitativ që i stimulon ata shumë, por edhe kualitete tjera si, gurpor ashtu edhe individual, por nuk mendoj që Lazio është më pak, duhet të jemi agresiv dhe të kemi vullnet, por edhe gabimet duhet të jenë zero në mënyrë që të fitojmë”, tha Inzaghi.

“Ne jemi duke u përgatitur me detaje, kemi pasur pak ditë kohë dhe jemi duke kërkuar të përmirësohemi sikur kur kemi topin por edhe kur nuk e kemi në posedim atë”, perfundoi Simone Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat