Kombëtarja e Kroacisë zhgënjen në hapje të grupit C në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në Egjipt, duke luajtur baras (29:29) me Japoninë.
Kroatët shmangën humbjen me një gol nga ana Ivan Çupiç në sekondat e fundit (11 sekondat e fundit), që shënoi nga 7 – metërshi.
Kroacia i hyri shumë keq ndeshjes dhe vetëm pas 12 minutash lojë ata ishin pesë gola në disavantazh (2:7).
Në minutën e 23-të, +6 për Japoninë (8:14), por në fund të pjesës së parë ngushtohet në 14:17.
Pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të sfidës, Kroacia ngushton rezultatin 21:22 dhe në minutën e 48-të barazuan (23:23). Tatsuki Yoshino shënoi për 29:28 dhe Kroacisë i mbeten në kohë të lojës 24 sekonda për të barazuar. Çupiç shënoi nga penalltia për 29:29, 11 sekonda pa përfunduar takimi.
Më të efektshmit në radhët e Kroacisë ishin Marino Mariç me shtatë, dhe Domagoj Duvnjak dhe Luka Cinddiç me katër gola secili, ndërsa Japonia e udhëhequr nga Yuto Agarie që realizoi pesë gola dhe Hiroki Motoki 4.
Kroacia-Japonia 29:29 (14:17)
Palestra Aleksandrija - Borg El Arab.
Gjyqtarë: Krichen e Makhlouf (Tunizia).
Shtatëshet: 1 (1), Japonia 4 (3).
Përjashtimet: Kroacia 6 minuta - Japonia 6 minuta.
Kroacia: Peshiq (7 mbrojtje), Shunjiç; Mariq (7), Duvnjak (4), Horvat (3), Sharac (1), Shtrlek (2), Çupiç (3), Musa, Mamiq, Shebetiq, Cindriç (4), Brozoviç (1), Mandiq (1), Martinoviq (3), Shipiq.
Japonia: Iwashita (11 mbrojtje), Sakai; Kasahara, Kitazume, Narita (3), S. Tokuda (2), Watanabe (1), Doi (1), Motoki (4) Tamakawa (2), Yoshino (4), Agarie (5), Demura, Mizumachi (3), Takano (1), R. Tokuda (3).