Reali siguron përforcimin e parë

Futboll

Reali siguron përforcimin e parë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:12
Perez

“Galaktikët” kanë arritur marrëveshje për të transferuar si agjent të lirë yllin e Bayern Munichut, David Alaba që luan në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë.

Top klubet evropiane si Liverpuli, Man.Junajted, Man. Siti dhe PSZH ishin në garë për austriakun, por Reali ishte skuadra më e shpejtë në garë.

Pos kësaj, Alaba gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në fanellën e “Los Blancos”, andaj negociatat mes dy palëve u arritën shumë shpejtë.

Alaba ka arritur marrëveshje katërvjeçare me pagë prej 11 milionë euro dhe sipas Marca edhe ka kryer testet mjekësore për klubin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat