Befason Leonardo

Futboll

Befason Leonardo

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:27
Befason Leonardo

Neymar Jr dhe Kylian Mbappe vazhdojnë të kenë shumë merkato, pavarsisht krizës financiare që ka prekur futbollin për shkak të pandemisë COVID-19.

Për të ardhmen e dy yjeve të sulmit të PSG, foli drejtori sporitiv i parizienëve, braziliani Leonardo i cili theksoi se kampionët e Francës do të bëjnë çmos për të rinovuar kontratat aktuale me Mbappe dhe Neymar por kurrësesi nuk do t’u luten atyre për të qëndruar gjatë në Parc des Princes.

Mbappe kërkohet nga Reali i Madridit, ndërkohë që për Neymar vazhdon të flitet për një rikthim te Barcelona.

“Shpresoj që ata të jenë të bindur për të rinovuar. PSG është vend i mirë për një lojtar të nivelit të lartë, i cili drejtohet nga ambicie të mëdha. Duam të arrijmë marrëveshje me ta.

Gjithashtu nuk mund të kalojmë mbi mundësitë tona ekonomike. Sigurisht, që nuk do i lusim ata. Kush dëshiron vertetë të qëndrojë në Paris, do e bëjë”, u shpreh Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat