Dorëzohen stemat e FIFA-s për 13 gjyqtarë 

Futboll

Dorëzohen stemat e FIFA-s për 13 gjyqtarë 

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:39
Dorëzohen stemat e FIFA-s për 13 gjyqtarë 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë pritur sot në takim 13 gjyqtarët e futbollit, të cilëve u janë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s.

Ademi ka përgëzuar gjyqtarët me stemë të FIFA-s, teksa ka thënë se përveç si privilegj kjo stemë është edhe përgjegjësi për secilin prej tyre.

Presidenti Ademi ka kërkuar nga gjyqtarët që në stinorin pranveror të jenë vigjilentë dhe ta kryejnë punën me profesionalizëm maksimal dhe të jenë shembull për gjyqtarët e rinj, të cilët synojnë të arrijnë në këtë nivel.

Image

Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba, derisa gjyqtarët e tjerë kanë qenë të pajisur me këtë stemë edhe në vitin e kaluar.

Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Besfort Kasumi
Visar Kastrati

Asistentë
Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Imran Kabashi
Besnik Morina

Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat