Prishtina e fortë për rusët

Futboll

Prishtina e fortë për rusët

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:52
Pamje nga ndeshja

Skuadra me renome e futbollit Prishtina është treguar e fortë për ekipin e Ligës së Dytë të Rusisë, Orenburg. 

Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj ekipit rus, në takimin miqësorë që u zhvillua në Antaëia. 

Futbollisti Qëndrim Zyba ka shënuar në minutën e 32-të dhe Leonit Abazi në atë të 47-tën. Palienko në minutën e 90-të shënon nga penalltia për ekipin rus.

Djelmoshat e trajnerit Zekirija Ramadani treguan angazhim dhe lojë të mirë. 

Ramadani teston disa futbollistë dhe pa formën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat