Kovelenko pritet që sot të nënshkruajë me Atalantan

Futboll

Kovelenko pritet që sot të nënshkruajë me Atalantan

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:53
Viktor Kovalenko

Viktor Kovalenko pritet te jetë futbollisti më i ri i Atalantas.

Ylli ukrainas ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për klubin dhe Kombëtaren dhe pritet të jetë një shtytje e madhe për ekipin nga Bergamo, pasi që , Alejandro ‘Papu’ Gomez është larguar tek Sevilla.

24-vjeçari ishte pjesë e grupmoshave të reja tek Shakhtar Donetsk dhe është bërë një anëtar kryesor i skuadrës, duke ndihmuar Shakhtarin të fitojë katër tituj në Ukrainë, katër kupa dhe dy Super Kupa ukrainase gjatë kohës që ishte me klubin.

Kovalenko mund të luajë pozicione të shumta në mesfushë, ai ka luajtur tetë ndeshje në ligë dhe tre ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke shënuar katër gola.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Kovalenko pritet ta kompletojë transferimin e tij sot, kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe për të marrë shërbimet e tij në janar, Atalanta ka paguar një milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Shakhtar Donetsk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat