Kandidati për president të Barcelonës: Messi e meriton çdo euro

Futboll

Kandidati për president të Barcelonës: Messi e meriton çdo euro

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:46
Kandidati për president të Barcelonës: Messi e meriton çdo euro

Bota e futbollit ka diskutuar raportin ekskluziv të El Mundo në lidhje me kontratën e Lionel Messi me Barcelonën.

 Tani edhe kandidati për president të klubit, Victor Font ka thënë fjalën e tij.

Ai beson se argjentinasi meriton të marrë 555,237,619 euro në kontratën e tij.

” Messi ka merituar çdo euro të fundit që i është paguar nga Barcelona,”  shkroi Font në Twitter.

“Ai nuk na ka shkatërruar. Përkundrazi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ne duam që ai të qëndrojë me ne përgjithmonë më shumë.”

Barcelona doli pak minuta më herët me komunikatë për shtyp duke deklaruar se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj El Mundos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat