Bryan Reynolds arrin në Romë, pritet te kryejë testet mjekësore

Futboll

Bryan Reynolds arrin në Romë, pritet te kryejë testet mjekësore

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:19
Bryan Reynolds

Mbrojtësi i Dallas FC, Bryan Reynolds ka mbërritur në aeroportin e Romës.

Reynolds ishte i kërkuar nga Juventusi me ngulm këtë afat kalimtar, por që si duket Roma do të jetë destinacioni i ardhshëm i amerikanit.

Mbrojtësi ka arritur në aeroportin e Romës, ku pritet që të kryejë testet mjekësore pas pak.

Roma ka arritur marrëveshje me Dallas FC për huazimin e Reynolds deri në fund të sezonit, por huazimi ka të obliguar blerjen për 7 milionë euro, plus 15% të shumës nëse futbollisti shitet do të arkëtohen tek klubi i Dallasit.

Reynolds pritet sot të zyrtarizohet si lojtari më i ri i “Giallorossëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat