Edhe nëse largohet, Barca duhet t’ia paguajë Messit 39 milionë euro për besnikëri

Futboll

Edhe nëse largohet, Barca duhet t’ia paguajë Messit 39 milionë euro për besnikëri

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Lionel Messi

Ditë më parë e përditshmja spanjolle, El Mundo, publikoi më shumë detaje nga kontrata marramendëse e Lionel Messit dhe Barcelonës e nënshkruar në nëntor të vitit 2017.

Sipas gazetës, superylli argjentinas ka përfituar 555 milionë euro nga kontrata, ndërkohë që është një shumë, të cilën klubi duhet t’ia paguajë në korrikun e ardhshëm për besnikëri.

Kapiteni i Barcës do të përfitojë 39 milionë euro në fund të sezonit, pavarësisht vendimit të tij (për të vazhduar ose për t’u larguar nga Camp Nou.

Klauzola për këtë pagesë do të aktivizohet dy javë pas përfundimit të kontratës së Messit me Blaugranët (e cila skadon më 30 qershor 2021).

Marrëveshja astronomike e numrit 10 me katalunasit ka nxitur reagime të ndryshme, duke qenë se klubi po përballet me një krizë financiare, porse në bazë të detyrime kontraktuale duhet t’ia paguajë lojtarit shumën sipas kontratës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat