Roma humbet yllin e ekipit përpara ndeshjes me Juventusin!

Futboll

Roma humbet yllin e ekipit përpara ndeshjes me Juventusin!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Roma humbet yllin e ekipit përpara ndeshjes me Juventusin!

Probleme te Roma përpara ndeshjes kundër Juventusit të planifikuar për të shtunën.

Mbrojtësi Chris Smalling pësoi një dëmtim në kofshën e majtë në përballjen ndaj Verona dhe vendin e tij e mori Kumbulla.

Lojtari anglez do të vlerësohet dita ditës, por pavarësisht kësaj, ai nuk do të jetë në dispozicion të Fonseca për ndeshjen kundër bardhezinjve.

Do të jetë detyra e Kumbullës që të merret me Cristiano Ronaldo ose Morata. Një provë force për shqiptarin që është kthyer rezervë sapo Smalling kishte rikuperuar pas dëmtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat