Juventus gjunjëzon Interin

Futboll

Juventus gjunjëzon Interin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:44
Juventus gjunjëzon Interin

Skuadra e Juventusit duke iu falënderuar Cristiano Ronaldos, ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. 

Ronaldo kreu punën e tërë Juves, duke e shokuar Interin në "Giuseppe Meazza" në Milan. 

Në minutën e 9-të, Interi avancon falë golit të Martinez. Megjithatë Juve këndellet dhe shënon dy gola të shpejtë. 

Në minutën e 26-të, Ronaldo është i pagabueshëm nga penalltia dhe pas nëntë minutave (35'), sërish shënon por kësaj radhe duke iu falënderuar një gabimit të mbrojtjes së zikaltërve!

Juve fiton sfidën e parë dhe është drejt finales së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat