Vinicius JR në listën e shitjeve

Futboll

Vinicius JR në listën e shitjeve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Vinicius JR në listën e shitjeve

Real Madridi në verë mund të largojë një ndër talentët më të mirë në skuadër.

Bëhet fjalë për yllin brazilian, Vinicius Junior që në kohën e fundit nuk është në formën e duhur.

Vinicius është duke qëndruar në stol, pasi treshja startuese që preferon Zidane është Hazard, Benzema dhe Asensio.

Sipas AS, Reali është i gatshëm ta shesë Viniciusin nëse oferta e duhur bëhet gjatë verës.

PSG-ja që disa vite është e interesuar për lojtarin dhe ndoshta do provojë ta transferojë në "Parkun e Princave".

Sidoqoftë, sipas këtij raportimi, Reali nuk do pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat