Ferizaj në gjendje të mjerueshme, vazhdon përgatitjet në Shqipëri

Futboll

Ferizaj në gjendje të mjerueshme, vazhdon përgatitjet në Shqipëri

Nga: K.Goca Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Ferizaj në gjendje të mjerueshme, vazhdon përgatitjet në Shqipëri

Skuadra e futbollit Ferizaj me gjithë telashet që po ballafaqohet në muajt e fundit, megjithatë vazhdon përgatitjet në shtetin shqiptar. 

Synimet e ferizajasve janë që të përgatiten maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B. 

Ferizaj renditet në vend të katërt me 19 pikë apo ka 4 me pak se lideri Flamurtari.

Disa qytetarë ndihmojnë klubin që të shkojnë në Shqipëri.

“FC Ferizaj vazhdon përgatitjet në Shqipëri. 

Ekipi ynë̈ është zhvendosur në Durrës në Hotel ‘Bonita’ për të kryer fazën e dytë përgatitore.

Skuardra jonë do të udhëhiqet nga kryetrajneri Burim Çerkini, vlen të ceket se këtë vit klubi ynë do të mbështetet nga lojtarë të akademisë sonë. 

Ekspedita e klubit tonë do të qëndrojë në Shqipëri 6-te ditë ku edhe pritën të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese. 
Këtë udhëtim për Durrës e kanë mundësuar disa qytetar të Ferizajt vullnet mirë që kanë dëshirë që klubi të ecën përpara. 

Ndryshe klubi jonë është në gjendje të mjerueshme financiare, shpresojmë që në ditët në vazhdim aksionerët të zgjohen nga gjumi dhe të na dalin në ndihmë, për të mirën e klubit të qytetit”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat