Vëllai i Pogbasë kërcënon 'Djajtë e Kuq'

Futboll

Vëllai i Pogbasë kërcënon 'Djajtë e Kuq'

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:32
Vëllai i Pogbasë kërcënon 'Djajtë e Kuq'

Vëllai i Paul Pogbasë, Mathias Pogba, këshillon Manchester United. Në një intervistë të fundit, francezi është shprehur se “nëse drejtuesit e “Djajve të Kuq” kërkojnë të sigurojnë të ardhura të majmë, duhet që vëllanë e tij ta shesin gjatë kësaj merkatoje vere, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametër zero.

Emri i Pogbasë është përfolur shpesh se do të largohet nga “Old Trafford”, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Në tetor të vitit 2020, Pogba deklaroi se për të është një ëndërr të luajë për Realin e Madridit, por një  gjë e tillë nuk u bë e  mundur, pasi francezi nuk u lejua nga drejtuesit e klubit britanik.

Një tjetër personazh që bëri një deklaratë të fortë ishte dhe menaxheri i mesfushorit, Mino Raiola i cili pak kohë më pare deklaroi se aventurës së klienetit të tij te Man.United i ka ardhur fundi.

Ndërkohë vetë kampioni botës është shprehur se dëshiron të japë kontributin e tij te Djajtë e Kuq dhe se kërkon të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave. Madje, francezi shkoi deri aty sa u shpreh se ka një kontrata me klubin dhe se dëshira e tij është ta respektojë deri në fund.
Vëllai i mesfushorit, Mathias Pogba, ndërkohë u shpreh se nuk e sheh Paul në “Old Trafford” pas përfundimit të kontratës në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat