Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, FC Kek-u sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore-kontrolluese.
Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës është takuar me skuadrën nga Begovina, Drita.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin ‘Biljanini Izvori’ në Ohër, teksa u fitua nga ‘Elektricistët’ me rezultatin 3:1.
Armend Gashi shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, derisa një gol për skuadrën nga Obiliqi e shënoi edhe Bler Thaqi.