Frika nga COVID-19, Napoli shpjegon situatën para ndeshjes ndaj Genoas

Futboll

Frika nga COVID-19, Napoli shpjegon situatën para ndeshjes ndaj Genoas

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Skuadra italiane, Napoli, ka shpjeguar situatën e krijuar në klub pas rezultimit të dy futbollistëve pozitivë me COVID-19.

Frikë dhe druajtje kishte mbretëruar në mbrëmjen e 5 shkurtit kur rezultuan pozitivë Faouzi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly pozitivë me COVID-19.

Pas lajmit se futbollistët kishin rezultuar pozitivë, frika ekzistonte në kampin stërvitor se mund të kishte ndonjë shpërthim të virusit dhe të anulohej ndeshja ndaj Genoas.

Por, Napoli përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka qetësuar zërat.

“Të gjitha testimet me COVID-19 pas mesnatës kanë rezultuar negative, i gjithë grupi i lojtarëve janë negativë”, u tha në deklaratën e klubit.

Kjo do të thotë që Napoli do të ndeshet me Genoan sipas orarit të caktuar, sot në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat