Drita me dy mungesa vazhdon stërvitjet për sfidën me Prishtinën

Futboll

Drita me dy mungesa vazhdon stërvitjet për sfidën me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Drita me dy mungesa vazhdon stërvitjet për sfidën me Prishtinën

Drita, kampion në fuqi, është gati për sfidën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, kundër Prishtinës. Skuadra nga Gjilani sot ka zhvilluar stërvitje në stadiumit e qytetit pas kthimit nga Antalia.

“I rikthehemi stërvitjeve në stadiumin tonë!

Sot ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë pas kthimit nga Turqia. 

Pas dy ditë pushimi e nën rrezet e diellit, ekipi sot vazhdojë me përgatitje për ndeshjen e kupës.

Trajneri Nuhiu në stërvitje kishte të gjithë lojtarët në dispozicionku në përjashtim të dy ardhjeve të reja Priestley dhe Henry të cilët ekipit do ti bashkohen ditën e hënë”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat