Një nga klubet më të njohura braziliane, Botafogo nga Rio de Janeiro, bie në kategorinë e dytë pasi humbi me rezultat 1:0 ndaj Sport Recifes.
Klubi i famshëm, fanella e të cilit ishte veshur nga një prej futbollistëve më të mëdhenj brazilian të të gjitha kohërave - Garincha, u largua nga rangu i elitës për të tretën herë që nga themelimi.
Botafogo ka qenë në një gjendje të keqe financiare për disa kohë, dhe problemet janë rritur për shkak të pandemisë – virusit korona, e cila vonoi fillimin e kampionatit për pesë muaj.
Ekipi nuk doli mirë, siç dëshmohet nga fakti që u mund 18 herë pas 34 javëve.
Skuadra nuk u ndihmua as nga yjet si Solomon Kalu nga Bregu i Fildishtë dhe Keisuke Honda nga Japonia.
Botafogo ishte kampion i Brazilit – në vitin 1968 dhe 1995 dhe ra në ligën e dytë në 2003 dhe 2015.
Në Serie B, ata do të shoqërohen nga një klub tjetër i madh brazilian, Cruzeiro, i cili u largua për herë të parë në histori vitin e kaluar. Botafogo është në fund të tabelës (i-20-ti), nga 34 ndeshje ka 4 fitore, 12 barazime dhe 18 humbje, gjithsej 24 pikë. Edhe katër javë mbyllet edicioni.