Roma e vogël për Juven

Futboll

Roma e vogël për Juven

Nga: K.Goca Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:51
Ronaldo

Roma kokulur nga Torino. Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Romës, në takimin e javës së 21-të të Serie A në futboll. 

Cristiano Ronaldo shënon në minutën e 13-të pas asistimit të Moratas dhe Ibanez realizon autogol në atë të 69-tën. 

Shqiptari Marash Kumbulla është paraqitur standard për Romën, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të. 

Juve vazhdon luftën për titullin e kampionit. 

Roma e vogël për 'Zonjën e Vjetër', kështu që kjo humbje i lë pas në luftë për titull.  

Juventus është në vend të tretë me 42 pikë, ka dy më shumë se Roma një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat