Golovin i jep fitoren e shtatë radhazi Monacos

Futboll

Golovin i jep fitoren e shtatë radhazi Monacos

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Golovin i jep fitoren e shtatë radhazi Monacos

Monaco ka triumfuar me rezultatin 3-4 në transfertën ndaj Nimes, duke regjistruar fitoren e 7 radhazi, që e ngjit momentalisht në vendin e katërt me 48 pikë dhe e rikthen plotësisht në garë për titullin kampion.

Mesfushori rus Golovin ishte protagonist i padiskutueshëm për skuadrën nga principata franceze, pasi shënoi tre gola dhe asistoi në të katërtin, para se të linte fushën e lojës në minutën e 87’, kur e kishte kryer misionin e tij.

Golovin shënoi dy gola të shpejtë për Monaco, por Nimes u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, duke rikthyer baraspeshën. Edhe në pjesën e dytë ishte sërish rusi që shënoi golin e tretë personal e të Monacos, ndërsa pak më vonë asistoi për Volland, i cili çoi shifrat në 2-4.

Nimes rihapi takimin me anë të Eliasson në minutën e 81-të, por deri në fund nuk arriti të shmangë humbjen, ndërsa Monaco mori një tjetër 3-pikësh mjaft të rëndësishëm, duke konfirmuar se po kalon një moment mjaft të mirë.

Në sfidat e tjera Montpellier mposhti Dijonin me shifrat 4-2, St. Ettiene triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Metz, ndërsa Nice mposhti bindshëm 3-0 Angersin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat