Edhe kjo i ndodhi shqiptarit të Kosovës, ja sa e dënon gjykata kroate

Futboll

Edhe kjo i ndodhi shqiptarit të Kosovës, ja sa e dënon gjykata kroate

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:27
Edhe kjo i ndodhi lojtarit të Kosovës, ja sa e dënon gjykata kroate

Futbollisti i Osijekut, shqiptari i Kosovës, Eros Grezda, përveç që ishte pezulluar për katër ndeshje, ishte raportuar edhe për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, kështu që ai u shpall fajtor edhe nga Gjykata Komunale e Rijekës.

Futbollisti shqiptar dënohet nga Gjykata Komunale e Rijekës për goditjen e ish-futbollistit të Rijekës Antonio Çolak (27-vjeçar) pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës në Rujevica më 31 maj të vitit të kaluar.

“Zyrtarisht, ai u gjobit 769 kuna kroate (101.65 euro)”, shkruan mes të tjera “Glas Slavonije”. Ai gjithashtu do t’i paguajë edhe shpenzimet e gjykatës.

Grezda kishte deklaruar se Çolak e fyeu atë mbi baza personale dhe kombëtare dhe kërkoi falje, por ai nuk mund të shmangte ndëshkimin edhe nga ana e klubit.  Duhet kujtuar se Çolak u ndal në rrugë, Grezda iu afrua duke e goditur me grusht në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat