Deklarata e Pique në televizion rrezikon dënim

Futboll

Deklarata e Pique në televizion rrezikon dënim

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Pique

Komisioni i Disiplinës në Spanjë ka hapur një çështje kundër futbollistit të Barcelonës, Gerrard Pique.

Ky i fundit rrezikon dënimin shembullor që pritet ta lërë edhe më gjatë jashtë fushës së blertë, ndërkohë që është duke kaluar edhe dëmtimin.

Por çfarë ka thënë Pique? Gjatë një intervistë të dhënë për një televizion, fjalët e mbrojtësit të Barcelonës ishin të pakta, por mjaftueshëm sa për të goditur gjithë kupolën drejtuese të futbollit spanjoll.

“85% e arbitrave janë nga Madridi. Si mund të mos vërshëllejnë arbitrat për Realin e Madridit”. Këto fjalë të thëna nga ana e Pique rrezikojnë që ta dënojnë mbrojtësin nga 4-12 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat