Gazetarja e sportit publikon foto krah aktorit të njohur

Futboll

Gazetarja e sportit publikon foto krah aktorit të njohur

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Gazetarja e sportit publikon foto krah aktorit të njohur

Nuk ka më asnjë dyshim se gazetarja italiane Dileta Leota është në një lidhje dashurie me aktorin  e famshëm turk, Can Yaman.

Pas yllit të kinematografisë turke, edhe bukuroshja italiane publikoi një foto romantike krah 31-vjeçarit.

Në imazhin e ëmbël, dyshja shihen duke përkëdhelur një kalë të bardhë, ndërsa Can Yaman mban dorën në shpinën e gazetares së njohur.

“Na ishte një herë e një kohë …”– shkroi Diletta Leotta krahas fotos, ku duken shumë të dashuruar.

Raportimet se aktori dhe gazetarja ishin në një lidhje dashurie, nisën pasi ata u kapën mat në një hotel në Romë.

Fillimisht ata nuk reaguan, ndërsa tani kanë vendosur që të mos fshihen më. Vetëm 5 ditë më parë, Can Yaman publikoi foton e parë krah biondes seksi teksa bënin qitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat