Zidane: Edhe mungesat janë pjesë e futbollit

Futboll

Zidane: Edhe mungesat janë pjesë e futbollit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:05
Zidane: Edhe mungesat janë pjesë e futbollit

Zinedine Zidane thotë se Reali i Madridit ka për detyrë vetëm të luajë futboll dhe të mos ndikohet aspak nga problemet që dalin në media. “Sigurisht që gjërat që thuhen kanë ndikim në skuadër.

Ne nuk mund t’i ndalojmë ato, por kemi për detyrë që të bëjmë punën tonë. Puna jonë është të luajmë, të tentojmë të shkojmë deri në fund të kompeticioneve dhe të luftojmë. Duhet thjesht të luajmë futboll”, ka thënë trajneri francez.

Më tej ai foli edhe për fitoren. “E dimë që është e vështirë të luash ndaj Getafes, por e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe treguam karakter në një moment shumë të vështirë.

Edhe mungesat janë pjesë e futbollit, por e rëndësishme është që morëm 3 pikët. Kjo fitore shërben për besim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat