Dëbora në Shqipëri, anulohen dy ndeshjet

Futboll

Dëbora në Shqipëri, anulohen dy ndeshjet

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Dëbora në Shqipëri, anulohen dy ndeshjet

Shumica e vendit tonë është pushtuar nga dëbora ditën e sotme dhe shumë ndeshjen rrezikojnë të mos luhen, për shkak se stadiumet janë mbuluar nga bora.

Deri tani është marrë vendimi që të anulohen dy ndeshje në Kategorinë e Parë në grupin A. Burreli-Vora dhe Besëlidhja-Partizani B, nuk do të luhen ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht.

Në Burrel nuk ka shumë dëborë, por për shkak të vështirësive në lëvizje në aksin rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar që ky takim të anulohet, për t’u zhvilluar një ditë tjetër.

Për sa i përket ndeshjes në Lezhë mes Besëlidhjes dhe Partizanit B, të dy ekipet kanë zbritur në fushën e lojës, por është parë si e pamundur që ndeshja të zhvillohet në të tilla kushte, ku fusha është e mbuluar nga bora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat