PSG nuk gabon, triumfon ndaj Nice

Futboll

PSG nuk gabon, triumfon ndaj Nice

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Paris Saint Germain ka triumfuar ndaj skuarës së Nice në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1.

Paris Saint Germain ka triumfuar ndaj skuadrës Nice me mjaft mund në kaudër të xhiros së 25-të të Ligue 1.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, Icardi u gjend në zonë pas një krosimi të ulët, por që topi goditi shtyllën dhe aty afër ishte Julian Draxler i cili zhbllokoi rezultatin në min (22’).

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-0 në favor të PSG-së.

Në pjesën e dytë, ishte ish-antari i Monacos, Rony Lopes i cili barazoi shifrat në Parc des Princes, në min (50’).

Icardi u bë prap protagonist tek goli i dytë, pasi asistoi për Kean në min (76’) për të rikthyer avantazhin.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të PSG-së, tani parisienët janë në pozitën e parë me pikë të barabarta me Lille që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat