Spikatin Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta

Futboll

Spikatin Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Spikatin Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta

Nuk ka kohë për frymëmarrje për skuadrat e Kategorisë Superiore.

Të mërkurën janë programuar ndeshjet e javës së 20-të, që do të luhen në orare të ndryshme. Katër sfida do të nisin në orën 13:00, ndërsa Kukësi – Partizani, që është ndër përballjet më kryesore, në 16:00.

Vllaznia kryesuese do të jetë mysafire në Korçë, aty po e ndiejnë shumë krizën e rezultateve.

Skënderbeu ka nevojë emergjente për pikë për objektivin mbijetesë. Tirana do të presë Teutën në “Selman Stërmasi”, për ta harruar sa më parë humbjen me Kukësin, ndërkohë që “Djemtë e Detit” nuk duan të humbasin terren ndaj rivalëve për titull.
Laçi pret Kastriotin, ndërsa Apolonia luan në “Loni Papuçiu” me Bylisin derbin e mbijetesës.

Java 20
Skënderbeu – Vllaznia 13:00
Tirana – Teuta 13:00
Laçi – Kastrioti 13:00
Apolonia – Bylis 13:00
Kukësi – Partizani 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat