Gazetari i sportit sulmohet me armë para stadiumit

Futboll

Gazetari i sportit sulmohet me armë para stadiumit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Gazetari i sportit sulmohet me armë para stadiumit

Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një person, teksa ishin në transmetim “live” para stadiumit.

Një person që mbante në kokë një kapele, iu afrua teksa mbante një pistoletë në dorë, duke i kërcënuara para kamerës. Momenti është i gjithi i filmuar, teksa po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.

“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.

Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes duke u largua me një motor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat