Vetëm katër ditë në fazën testuese – si u bë që Evertoni në refuzonte transferimin e Haaland

Futboll

Vetëm katër ditë në fazën testuese – si u bë që Evertoni në refuzonte transferimin e Haaland

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:47
Erling Haaland

Everton dikur refuzoi mundësinë për të nënshkruar Erling Haaland pasi ai përfundoi një fazë testuese katër-ditore me klubin.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ishte pjesë e klubit norvegjez Bryne kur u ftua nga anglezët të stërvitej me akademinë e tyre.

Megjithatë, Ian Atkins (kreu i rekrutimit të talentëve te Evertoni deri në vitin 2016) i ka shpjeguar Liverpool Echo pse klubi hodhi poshtë mundësinë për të transferuar Haalandin, duke pranuar: “Ishte ai që iku nga Evertoni”.

Të refuzosh një lojtar që tani ka shënuar 18 gola në 13 paraqitje në Ligën e Kampionëve kur është vetëm 20-vjeçar dhe vlen mbi 100 milionë euro, mund të thuhet se ka qenë vendim i gabuar.

Por, Atkins sqaron se kishte zëra në bordin e klubit se nuk ia vlente të shpenzohej në një talent që në atë kohë dyshohej se kishte të ardhme në futboll.

Everton, natyrisht se do të jetë i penduar që ka lëshuar një lojtar nga dora e tyre, pasi të paktën do të përfitonte tani një mal me para nga shitja e tij.

Haaland mund të kalojë në Ligën Premier qysh në këtë verë, pasi raportohet se Chelsea e ka vënë si cakun kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat