Ky është çmimi për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky është çmimi për Xherdan Shaqirin

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Ky është çmimi për Xherdan Shaqirin

Liverpooli raportohet se është duke planifikuar shitjen e Xherdan Shaqirit në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

“Football Insider” shkruan se kampioni në fuqi anglez ka vendosur për shitjen e tij dhe se drejtori, Michael Edwards, po kërkon që klubi të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Sipas këtij medium, “Të Kuqtë” do kërkojnë së paku 23 milionë funte për shitjen e tij, teksa edhe lojtari besohet se dëshiron largimin.

Mbetet të shihet nëse ndonjë nga klubet evropiane do transferojnë 29 vjeçarin për këtë çmim, duke marrë parasysh krizën financiare që ka shkaktuar koronavirusi.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat