Conte e përgëzon Hakimin në këtë mënyrë

Futboll

Conte e përgëzon Hakimin në këtë mënyrë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:56
Conte e përgëzon Hakimin në këtë mënyrë

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit, pasi mposhti Parmën në udhëtim me rezultat të ngushtë 1:2.

Dy golat për “Neurazzurrët” u shënuan nga sulmuesi kilian, Alexis Sanchez që në dy rastet u shërbey nga belgu, Romelu Lukaku.

Në këtë përballje kishte përformancë të mirë edhe anësori, Achraf Hakimi që u vlerësua lartë.

Se kjo fitore ishte e rëndësishme u pa edhe në minutën e 94-të, kur trajneri i Interit, Antonio Conte gjatë një momenti e përgëzoi Hakimin në një mënyrë jo të zakonshme.

“Zikaltrit” me këtë fitore e kanë ngritur në gjashtë pikë diferencën me Milanin e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat