Varroset lojtari i madh kroat! I ndjeri me Kujtim Shalën sfiduan regjimin ish jugosllav 

Futboll

Varroset lojtari i madh kroat! I ndjeri me Kujtim Shalën sfiduan regjimin ish jugosllav 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:36
Foto nga "Jutarnjlist"

Mijëra qytetarë të Zagrebit i dhanë lamtumirën e fundit Zlatko Kranjçarit – i njohur si Cico. 

Së bashku me këngët e tij të preferuara, ish lojtari i famshëm, trajneri, ish-përzgjedhësi i ekipit kombëtar kroat dhe një nga simbolet e Dinamos së Zagrebit, Zlatko Kranjçar, i cili vdiq të hënën në Zagreb në moshën 65 - vjeçare pas një sëmundje të rëndë, u varros sot në varrezat Mirogoj në Zagreb.

Ai u dërgua në prehje të përjetshme me këngët e tij të preferuara, ndërsa para të pranishmeve foli vajza e tij, Lana.

Fjalimet u mbajtën edhe nga presidenti i Dinamos Mirko Barishiç, trajneri legjendar Miroslav Bllazheviç, ish-sekretari i HNS Zorislav Srebriç dhe djali Niko.

Duhet theksuar, se i ndjeri së bashku me legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, të parët iu bashkuan Kombëtares së Kroacisë, me 17 tetor të vitit 1990, duke luajtur ndeshje revyale midis “Maksimirit” kundër SHBA-ve (2:1 fituan kroatët), ende pa u shpërbë Jugosllavia. 

Në atëkohë, kjo ndeshje ngriti tensione të mëdha në Jugosllavinë artificiale dhe akuza të panumërta ndaj kroatëve, që veç nisi edhe fundi i saj, që edhe vdiq tërësisht në verën e vitit 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat