Ibra: Një herë e kam futur...

Futboll

Ibra: Një herë e kam futur...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:08
Ibra: Një herë e kam futur...

Zlatan Ibrahimoviç rikthehet të flasë për të shkuarën e tij.

Gjiganti suedez fletr për Gatuzon dhe se i biri i tij ka idhull pikërisht Rino Gatuzon. Në emisionin “Che Tempo che Fa” në kanalin kombëtar italian “RAI”, Ibra tregon se i ka kërkuar Gatuzos të uronte për ditëlindje djalin e tij:

“Dje kam telefonuar Gatuzon për t’i kërkuar një mesazh për djalin tim, pasi ishte ditëlindja e tij dhe Rino është i preferuari për të. Djalit i pëlqen shumë për vendosmërinë dhe mentalitetin e tij në fushë. Unë i thashë që nëse nuk ma dërgon, do të shkoj në Napoli dhe të bëj drejtpërdrejt diçka të tillë.”

Gjithashtu sulmuesi i Milanit ka treguar se teknikun aktual të Napolit kur ishin shok skuadre tek Milani ai e ka futur me kokë në kosh mbeturinash: “Një herë futa Rinon me kokë poshtë në një kosh mbeturinash. Ai është një tip i fortë, por është sikur të sfidohen Tajson, Mohamed Ali e Brus Li, e futa në kosh me kokë poshtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat