Basha zbulon skuadrën e preferuar të futbollit

Futboll

Basha zbulon skuadrën e preferuar të futbollit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:06
Basha zbulon skuadrën e preferuar të futbollit

Nëse mendoni se kreu i PD, Lulzim Basha është tifoz futbolli me Holandën për shkak se ka studiuar atje, gaboheni.

Teksa iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha zbuloi se është një tifoz i flaktë i Gjermanisë.

Ai tha se për këtë ka edhe mosmarrëveshje me babain e tij, i cili është me Holandën.

Lulzim Basha u shpreh se me Gjermaninë ka qenë që i vogël dhe ky qëndrim nuk ndryshoi as kur ishte me studime në Holandë.

Ndërsa me skuadrat shqiptare, Basha bën tifoz për “Tironën” siç tha ai.

“Me Tironën dhe Bajernin e Mynihyt , tifoz shqiptar i Bajernit të Mynihut dhe nga skuadrat ndërkombëtare ka një keqkuptim që meqë kam studiuar në Holandë.

Me Holandën është babi, unë jam me Gjermanin. Nëse ka një mosmarrëveshje në familje të vazhdueshme mes babë e bir është kjo.  Im atë më Holandën dhe unë me Gjermaninë dhe këtë nuk e nuk e ndryshuan dot as vitet e studimit në Holandë”, tha Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat