Shtyhet sërish ndeshja Juventus-Napoli

Futboll

Shtyhet sërish ndeshja Juventus-Napoli

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:17
Shtyhet sërish ndeshja Juventus-Napoli

Serie A ka njoftuar se ndeshja midis Juventusit dhe Napolit është shtyrë për 7 prill.

Napoli nuk udhëtoi në Torino për ndeshjen e parë kundër Bianconerëve, të cilëve fillimisht iu dha një fitore 3-0 në tavolinë.

Megjithatë, pas ankesës së Napolit loja u ricaktua për t’u zhvilluar në këtë muaj.

Lega Serie A njoftoi sot se ndeshja është shtyrë përsëri, për shkak të kërkesave nga të dy palët.

“Presidenti i Lega Serie A, me kërkesë të Juventus dhe Napoli, urdhëron shtyrjen për të mërkurën, 7 prill 2021, duke filluar në 18.45 të ndeshjes së rikuperuar nga raundi i tretë i Serie A” – thoshte deklarata.

Juventus-Napoli ishte planifikuar fillimisht për 4 tetor 2020, dhe më pas u shty për 17 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat