Pas humbjes nga Dukagjini, trajneri i Drenicës paralajmëron dorëheqjen

Futboll

Pas humbjes nga Dukagjini, trajneri i Drenicës paralajmëron dorëheqjen

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:15
Pas humbjes nga Dukagjini, trajneri i Drenicës paralajmëron dorëheqjen

Pas humbjes së Drenicës në çerekfinale të Kupës nga Dukagjini, trajneri nga Gjirokastra, Bledar Devolli ka paralajmëruar që do të jap dorëheqje nga detyra e trajnerit.

“Sot s’kam qka të analizojë. Më thuaj. Kundërshtari do ta na vijë në portë, fati ishte i kundërshtarit dhe na bëri gol. Gjyqtari anësori kishte hedhur dorën në gips, çfarë të flasim për futboll. Ne sakrifikojmë, lëmë familjet”

“Do flas me presidentin, rrezik ta mbyllë këtë punë këtu. Më vjen keq për këta futbollistë, sepse duket sikur punojmë kot. Nëse i merr ndeshjet e kësaj faze, djemtë punojnë dhe duket sikur punojnë kot. Nuk më vjen keq për vete sepse ne jemi mësuar, por për këta djem. Është gjynah i madh. Është 2021-shi nuk mund të vazhdojmë më kështu, nëse gjyqtari Genc Nuza me stemë të FIFA-së referon kështu, paramendo gjyqtarët tjerë si janë” deklaroi Devolli.

Skuadra e Dukagjinit arriti ta mposht skuadrën e Drenicës me rezultat minimal, 0-1, duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Golin e fitores për dukagjinasit e gjeti Jeton Dushi, i cili me një goditje të fuqishme arriti ta dërgonte topin drejt rrjetës.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe ndeshjet mes Istogut dhe A&N, gjithashtu edhe ndeshja mes Trepçës 89′ dhe KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat