Ligue 1 ka dalë me një komunikatë për media duke treguar vendimin për bllokim të lojtarëve që luajnë në klubet franceze për shkak të pandemisë Covid-19.
Kombëtarja e Kosovës sot publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.
Megjithatë sipas njoftimit të Ligue 1, lojtarët kosovarë nuk mund të luajnë për Kosovën.
Në këtë listë figuron emri i tre lojtarëve që luajnë në Francë: Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina.
“Lojtarët nuk do të lejohen të luajnë për kombëtaret e tyre gjatë pushimit ndërkombëtar nga data 22 deri 30 mars”, shkruhet në vendimin e Ligue 1.
Kjo do të thotë se tre lojtarët e Kosovës nuk do të jenë gati për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe Suedisë.
Por, do të mund të luajnë ndaj Kombëtares së Spanjës më 31 mars në Sevilla.