Ajeti reagon: Edhe ne i kemi lënë milionat për Kosovën, po si kemi përmend kurrë!

Futboll

Ajeti reagon: Edhe ne i kemi lënë milionat për Kosovën, po si kemi përmend kurrë!

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:32
Ajeti reagon: Edhe ne i kemi lënë milionat për Kosovën, po si kemi përmend kurrë!

Ish futbollisti Astrit Ajeti, e ka komentuar rastin e futbollistit Florent Muslija, që nuk ftua në Kombëtaren e Kosovës. 
Muslija po kalon formë shumë të mirë në ekipin e Bundesliga II, Hannoveri. 

Selektori Bernard Challandes e la jashtë për ndeshjen miqësore me Lituaninë, si dhe për sfidat kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022, ndaj Suedisë dhe Spanjës.

“Edhe ne gjenerata e viteve të 90-ta i kemi lënë milionat për Kosovën, po si kemi përmend kurrë! 

Plus asaj kemi luajtur arave për këtë shtet edhe ty të vjen rendi, po s’ke nevojë mi përmend, se je i ri dhe të vjen koha! 

Na milionat sot si kemi po jemi faqebardhë para çdo kujt! E lutem edhe ky shteti i yni i ri po na din edhe neve, nëpër çfarë sakrifica kemi kaluar! 

Po neve prindërit tanë kështu na kanë eduku për me dashtë vëllaun, shokun, mikun, shtetin, ty të përshëndes edhe të uroj suksese, je i ri , sa të mendosh që t’u ka bë e padrejtë aq më të fort të bën!!!”, ka komentuar Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat