E pësojnë në Ligën e Parë

Futboll

E pësojnë në Ligën e Parë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:13
E pësojnë në Ligën e Parë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe takimeve te xhiros së 19-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B.

Pas shqyrtimit të raportit zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Dardana, i pari i skuadrës nga Kamenica është gjobitur nga disipline me shumë prej 500 euro.

Ndërsa me nga tri ndeshje mos lojë janë dënuar lojtarët e juniorëve të Ulpianës (Mustafë Hyseni, Driton Sopa) dhe juniorët e Dukagjinit (Driton Sopa, Granit Malaj).

Këto janë vendimet e plota:

Kryetarit i KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të të Ligës së Parë, Grupi B, Upiana –Dardana, në minutën e 90-të të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në pankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor. Veprimin e  njëjtë e përsëritë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C,
DËNOHET: me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Futbollisti Mustafë Hyseni i  KF “ Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID: 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorë, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë, Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68-të pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Futbollisti Driton Sopa i  KF “Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID : 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Futbollisti Granit Malaj i  KF “Dukagjini” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID : 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas rradhës të organizuar nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat