Gabimi i Fredit që i kushtoi shumë Man Utd, tifozët nuk përmbahen me komentet e tyre

Futboll

Gabimi i Fredit që i kushtoi shumë Man Utd, tifozët nuk përmbahen me komentet e tyre

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:13
Mesfushori brazilian i Manchester Untied, Fred

Mesfushori brazilian i Manchester Untied, Fred bëri një gabim të tmerrshëm gjatë ndeshjes Leicester City vs Manchester United, duke i dhuruar Kelechi Iheanachos një ndër golat më të lehtë në karrierën e tij

Fred tentoi të largonte presionin me një pasim të shkurtër për portierin Dean Henderson, por me Iheanachon e vëmendshëm, skuadra e tij u ndëshkua.

Ihenacho kaloi portierin dhe shënoi për t’i dhënë Leicesterit epërsinë në ndeshjen në kuadër të FA Cup.

Kapiteni Harry Maguire, i cili pasoi te Fred, u kritikua gjithashtu për pasimin e tij duke e futur në vështirësi mesfushorin brazilian të United.

Disa tifozë të United reaguan përmes Twitter, duke shkruar: “Largojeni Fred nga fusha, ai nuk është askund afër nivelit të United”,  “Fred dhe Harry. Zoti im”, “Zgjedhja e pasimit nga Maguire është gabimi me i madh”.

Pas golit të dhuruar nga ana e Fred, Mason Greenwood barazoi rezultatin por ishin Youri Tielemans dhe Kelechi Iheanacho që fituan ndeshjen për Leicester me rezultatin 3-1, duke i kualifikuar për në gjysëmfinale të Kupës FA.

Kjo ishte humbja e parë e Manchester United si mysafirë pas 30 ndeshjeve. /Insporti.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat