Obi Mikel: Hazard? Nuk është e drejtë që disa njerëz të kenë kaq shumë talent!

Futboll

Obi Mikel: Hazard? Nuk është e drejtë që disa njerëz të kenë kaq shumë talent!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:52
Obi Mikel: Hazard? Nuk është e drejtë që disa njerëz të kenë kaq shumë talent!

Më mirë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo?

Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë tifozët e futbollit në 15 vitet e fundit. Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë menduar t’i japin fund dualizmit. Bëhet fjalë për Eden Hazard. Fantazisti belg i Real Madrid ka treguar shpesh një rendiment shumë të lartë.

Çfarë i ka munguar Hazard-it për të qenë në një nivel me dy fenomenët? Këtë e ka shpjeguar ish-shoku i skuadrës te Chelsea, Obi Mikel, për The Athletic.

“Kam thënë gjithmonë se është një nga lojtarët më të talentuar. Ka gjithçka: shpejtësi, forcë dhe teknikë. Për mua është shumë pak mbrapa Messi-t dhe Ronaldo-s”, ka thënë Mikel.

“Ai ka thënë ‘Po, dua të jem më i mirë se ata, mund të jem. Jo i mirë sa Messi, sepse është nga një planet tjetër, por mendoj se mund t’i afrohem Ronaldo-s ose të jem edhe më i mirë se ai'”.

“E ka thënë me të vërtetë, por ka qenë gjithmonë dembel, lojtari që i dedikohej më pak stërvitjeve nga ata që kam njohur. Të hënën dhe të martën ishte sikur të mos ishte aty: qëndronte në vend, ecte. Të gjithë ziheshin, bërtisnin gjatë stërvitjeve dhe ai nuk bënte asgjë”.

“Por kur luante, ishta aq i bukur… Nuk është e drejtë që disa njerëz të kenë kaq shumë talent!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat