Shaqiri: Shqipëria ka forcë të përballë Anglinë

Futboll

Shaqiri: Shqipëria ka forcë të përballë Anglinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:57
Shaqiri: Shqipëria ka forcë të përballë Anglinë

Artim Shaqiri është një nga emrat që njeh mirë Anglinë, pasi ka luajtur në futbollin anglez, por edhe I ka shënuar “tre luanëve” një gol të paharrueshëm direkt nga goditja e këndit teksa vishte fanellën e Maqedonisë. Në një intervistë për “Sport Magazine”, Shaqiri ka analizuar atë që pret nga ndeshja e nesërme, duke këshilluar se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të përfaqësues që drejtohet nga Garet Sauthgejt.  

“Padyshim forcat ekzestojnë se Shqipëriai ka kombëtare të fortë që mund t’i bëjë ballë çdo ekipi, si është dhe Anglia. Anglia do futet me kujdes, ndeshja me Andorrën nuk ishte për t’u parë duke llogaritur kush është.

Unë kam luajtur ndaj tyre dhe e di se çfarë futbolli është Andorra, vetëm mbrohen, janë agresivë dhe shfrytëzojnë pasiguri të kundërshtarit. Jam i bindur që Shqipëria do të bëjë maksimumin për pikët maksimale, nuk duhet t’i jepet hapësirë Sterling dhe Kejn, por edhe Çilluell që është një lojtar i mirë në ofensivë.

Shqipëria mund ta mundë edhe me lojë se ka një stil të vetin të lojës, ku normalisht Anglia ka edhe pikat e dobëta. Edhe pse një ndër mbrojtësit më të shtrenjtë në Europë, Meguajër është një ndër pikat më të dobëta në kombëtaren angleze. Mendoj se Uzuni do të lëvizë në krah, ndërsa Çikalleshi do të luftojë me dy qendërmbrojtësat.

Nëse Shqipëria përdor më shumë trurin, do ia arrijë qëllimit. Kur vë trurin, ka edhe forcën, edhe taktika e fiziku është në fushë. Me të njëjtin stil duhet ta përballojë, se janë të paparashikueshëm.

Edhe kur luajnë dobët, në fund nxjerrin rezultat, duke parë shpejtësinë e Stërling, bëjnë kundërsulme dhe të dënojnë shumë lehtë”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat