Zapata nuk bindet për forcën e Interit

Futboll

Zapata nuk bindet për forcën e Interit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:14
Zapata nuk bindet për forcën e Interit

Interi kryeson renditjen e kampionatit italian me 6 pikë më shumë se Milani ndjekës dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur, megjithatë sulmuesi i Atalantës Duvan Zapata nuk është i bindur për forcën e zikaltërve.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, sulmuesi kolumbian ka theksuar se Interi nuk është skuadra më e mirë e kampionatit, por thjesht ka pasur kohë më shumë për të përgatitur ndeshjet me detaje.

“Nuk mendoj se Interi është skuadra më e fortë e kampionatit, por thjesht ka pasur më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet me detaje. Eliminimi nga Europa ua ka dhuruar këtë mundësi. Kundër nesh fituan, por vuajtën shumë, ashtu si♪5 kanë vuajtur edhe herë të tjera kur jemi përballur”, tha Zapata.

Sulmuesi kolumbian ka luajtur 129 ndeshje me fanellën e Atalantës dhe ka shënuar 61 gola, ndërsa këtë sezon synon që të fitojë një trofe me zikaltrit, duke qenë se do të diskutojë finalen e Kupës së Italisë me Juventusin.

“Nuk zgjedh dot mes një vendin në zonën Champions dhe Kupës së Italisë, pasi i dua të dyja, Do të ishte shumë bukur të fitonim një trofe këtë sezon dhe besoj se do t’ia dalim”, deklaroi kolumbiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat