Fjalët e Bledi Shkëmbit pas humbjes nga Prishtina

Futboll

Fjalët e Bledi Shkëmbit pas humbjes nga Prishtina

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:16
Fjalët e Bledi Shkëmbit pas humbjes nga Prishtina

Ballkani u ndesh me Prishtinën në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ishte autogoli i minutës së 34’të të takimit që ua solli Prishtinës avantazhin, kjo falë gabimit të Armend Thaqit, i cili në përpjekje për ta larguar topin shënoi në portën e gabuar.

Pas humbjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi tregoi se autogoli ekipit i ndikoi për keq psikologjikisht.

“Ndikoi për keq autogoli, por do të thoja deri në ato minuta po bënim një lojë të mirë, goli ndikoi per keq dhe asnjë moment nuk arritëm ta bënim atë lojën që ishim duke bërë.

“Mendoj që Ballkani do të jetë në luftë me dy ekipet (Dritën dhe Prishtinën) deri në fund, janë edhe 9 ndeshje, jam i bindur se do të bëjmë mirë, do ta marrim maksimumin e mundshëm”

Me këtë fitore Prishtina arriti në kuotoën e 54 pikëve duke iu afruar në vetëm një pikë Ballkanit, ndërsa Dritës katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat