Kupa e Kosovës, sot zhvillohen dy gjysmëfinalet

Futboll

Kupa e Kosovës, sot zhvillohen dy gjysmëfinalet

Më: 7 prill 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustruese

Sot do të zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Derbi kryesor është mes Prishtinës dhe Llapit.

Cilado nga skuadrat që kualifikohet shihet si favorit për ta fituar kompeticionin dhe avancuar në Evropë.

Nga ana tjetër, Istogu e pret Dukagjinin.

Të dy skuadrat e Ligës së Parë kanë befasuar të gjithë duke arritur kaq larg në Kupën e Kosovës dhe njëra nga to do ta prek finalen.

Të dy takimet nisin në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat