Dortmundi me një lojtar me pak fiton derbin në ' Volkswagen Arena'

Futboll

Dortmundi me një lojtar me pak fiton derbin në ' Volkswagen Arena'

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:28
Dortmundi me një lojtar me pak fiton derbin në ' Volkswagen Arena'

Dortmundi edhe pse me një lojtar me pak nga minuta e 59-të, kur u përjashtua Bellingham pas dy kartonëve të verdhë, ia doli ta fitoi derbin me rezultat 2:0 ndaj Wolfsburgut, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Volkswagen Arena" në Wolfsburg. 

Futbollisti Erling Haaland është hero i fitores, me golat që realizoi në minutën e 12-të dhe të 68-tën. 

Shqiptari Admir Mehmedi u inkuadrua nga minuta e 81-të për Wolfsburgun, por assesi që të shënojnë në portën e verdhezinjve. 

Wolfsburg zë vendin e tretë me 57 pikë dhe ka dy më shumë se Dortmundi, që renditet dy pozita më poshtë pas 31 jave në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat