Tërbohet ekipi holandez, VAR-i i anulon 3 gola

Futboll

Tërbohet ekipi holandez, VAR-i i anulon 3 gola

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:11
Tërbohet ekipi holandez, VAR-i i anulon 3 gola

Ndeshja midis PSV-s dhe Groningenit, prodhoi një mori golash, por takimi u mbyll me fitoren minimale 1-0 të vendasve pasi VAR-i u bë protagonist duke anuluar 3 gola.

Goli i parë i anuluar u shënua në minutën e 56 nga Zahavi. VAR-i e konsideroi si të parregullt golin pasi topi më parë kishte kaluar vijën fatale.

Sërisht në minutën e 70-të, sistemi VAR u bë protagonist, kësaj herë goli i anuluar ishte mesfushorit Gakpo i cili u gjend në pozicion jashtë loje.

Në minutën e 86-të, sulmuesi Malen shënoi të dytin për PSV-n, por goli u anulua pas pretendimeve për pozicion jashtë loje.

Megjithatë PSV-ja arriti ta fitojë sfidën dhe ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 64 piëve, 3 më shume se Alkmari i vendit të 3-të, por që ka një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat