Laçi: Po fitojnë pa djersitur, nuk merret titulli kështu

Futboll

Laçi: Po fitojnë pa djersitur, nuk merret titulli kështu

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:10
Laçi: Po fitojnë pa djersitur, nuk merret titulli kështu

Barazimi në Kamzës ndaj Kastriotit ka ulur ndjeshëm moralin në ekipin e Laçit ,që tani e sheh veten 4 pikë larg kreut, ndërsa në përfundim të ndeshjes klubi kurbinas ka reaguar edhe me një deklaratë zyrtare.

Ata kanë akuzuar se skuadra të ndryshme të Kategorisë Superiore nuk po luajnë njësoj ndaj të gjithë rivalëve, duke u bërë një barrierë e fortë ndaj kurbinasve dhe njëkohësisht duke u shfaqur të dorëzuar ndaj rivalëve të tjerë për titull.

Thumbimi më i madh ka qenë për Partizanin e Ilir Dajës, që do të jetë edhe kundërshtari i ardhshëm i Laçit këtë të mërkurë në Kurbin, teksa kanë theksuar se do të bëjnë maksimumin për të marrë 3 pikët ndaj “të kuqve”.

Ja reagimi i Laçit:
Barazojmë 0-0 kundër Kastriotit, në transfertë, një rezultat që nuk i shkon për shtat objektivave që klubi ka. Duke parë rezultatet dhe lojërat javë pas jave në kampionat, vetvetiu lind një pyetje, deri kur disa ekipe do të fitojnë pa djersitur? Kështu do Partizani të dalë kampion?

Të mërkurën ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë tre pikët kundër tyre. Keqardhje që luhet pa publik, për të gjithë në fushën e blertë do bëjnë maksimumin, ndryshe nga se kanë bërë disa ekipe “piktorësh” . Para Laçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat